Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i është kundërpërgjigjur deklaratës së mbrëmshme të Ramush Haradinajt, i cili kishte thënë se Selimi ka ‘kënduar’ para Gjykatës Speciale.
Selimi ka thënë se Haradinaj e din se një gjë e tillë është gënjeshtër nga Hashim Thaçi. Ai thotë se nuk e di përse Haradinaj vazhdon ta thotë gënjeshtrën e Thaçit.
“Kohen e fundit unë nuk e kuptoj Ramush Haradinajn dhe nuk është hera e parë”.
“Unë dua të them që diçka që Ramushi e din që është rren dhe ai e din burimin e rrenës. Unë po habitem se si i beson”, ka deklaruar ai në T7.
Selimi ka thënë se burimi i kësaj gënjeshtre është Hashim Thaçi, për çka sipas tij, ai e din arsyen e kësaj gënjeshtra nga presidenti i vendit.
“Burim i kësaj rrene është Hashim Thaçin , unë e kuptoj se ku i dhemb atij, por nuk e kuptoj Ramushin se përse vazhdon me e përsëritë atë rren. Dua të informojë të gjithë se deri më sot kurrë nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale. Një luftëtar të jetë dëshmitar i Gjykatës speciale është turp”.