Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur sonte për raportet mes presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçit dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, i cili është vrarë së bashku me familjen e tij nga forcat serbe.
Ai ka treguar se gjatë 6 viteve të fundit të jetës së Adem Jasharit nuk ka komunikuar me Hashim Thaçin. Ai thotë se nuk mund të flet më shumë për këtë çështje.
“Nëse Hashim Thaçi dhe Adem Jashari janë njohur një ditë dhe nëse ato kanë qenë para themelimit të UÇK-së dhe nëse ato komunikime janë shkëputur, kjo tregon diçka”
“Pra 6 vite nuk kanë komunikuar mes vete. Jo të gjitha gjërat mund të thuhen për shkak të familjarëve”, ka deklaruar Selimi në t7./Sinjali/.