image Rexhep Selimi akuzon Hashim Thaçin për komunikatën e 59 të UÇK-së

Rexhep Selimi akuzon Hashim Thaçin për komunikatën e 59 të UÇK-së

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për komunikatën e 59 të UÇK-së.

Ai ka thënë se kjo komunikatë është hartuar dhe lëshuar nga dora e Hashim Thaçit.

“Komunikatën 59 është hartuar nga dora e Hashim Thaçit dhe lëshues i kësaj komunikate”, ka deklaruar Selimi në RTV Dukagjini.

Për këtë komunikatë ishte përfolur jashtëzakonisht shume dhe mbetet ende misterioze se nga kush është shkruar.

 Kjo komunikatë hedhet akuza të rënda ndaj Gani Gecit, por edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Në këtë komunikatë akuzohej Gani Geci për vrasjen e Abedin Rexhës./Gazeta Sinjali/