image Rexhep Selimi: A është kërcënim vendosja e arkivolit para Qeverisë?

Kosovë

Seancë/ Rexhep Selimi: A është kërcënim vendosja e arkivolit para Qeverisë?

news image

Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e mbajtur për taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake ka thënë se nuk po e kupton mesazhin që janë munduar ta përçojnë aktivistët kur e kanë vendosur arkivolin para ndërtesës së Qeverisë.

Prandaj,  në seancën e thirrur në Kuvend, ai ka pyetur se a paraqet kërcënim një veprim i tillë.

“Duhet që opozita ta kuptojë se edhe durimi jonë ka kufij kur këta veprojnë me këtë arrogancë. Nuk po e kuptoj mesazhin e opozitës me arkivole para institucioneve të Kosovës. A është ky kërcënim dhe a mendoni se ne do të ndalemi për shkak të kërcënimeve?”, ka thënë Selimi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovë po ashtu ka thënë se nuk duhet të shfrytëzohet debati për të kërcënuar.

“Unë tash po lexoj në media se Policia ka mohuar se ka arrestuar aktivistë. Nuk duhet të shkoni deri atje që këtë debat të shfrytëzoni për të kërcënuar”, ka thënë Selimi në seancën e sotme./Gazeta Sinjali/