image Revolucion në “Miss Anglia 2022”, 20-vjeçarja shfaqet pa pikë grimi

Modë & Stil

Revolucion në “Miss Anglia 2022”, 20-vjeçarja shfaqet pa pikë grimi

news image

Është hera e parë në 94 vjet histori, që një konkurrente vendos të marrë pjesë pa grim.

Melisa Raouf, studente e Shkencave Politike, ka vendosur të sfidojë konventat sociale që duan që gratë të grimohen dhe solli revolucionin e saj të vogël pa grim në “Miss Anglia”.

“Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” shpjegoi 20-vjeçarja për ‘Independent’. Një zgjedhje që e shpërbleu, duke qenë se fitoi një vend mes 40 finalisteve.

Melisa u shpreh se nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij nuk ka pse ta mbulojë atë me grim.

“Për mua është shumë e rëndësishme sepse kam përshtypjen se shumë vajza, të moshave të ndryshme, grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme. Nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, ai nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim. Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe këto e bëjnë çdo individ unik. Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make-up. Kam besim në veten time, ndërsa kur kam grim ndihem e bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t’u tregohem të tjerëve”., tha ajo.

Organizatorja e konkursit, Angie Beasley shpjegoi se që kur lindi kjo kategori në vitin 2019, askush para Melisës nuk e kishte pranuar sfidën për të konkurruar plotësisht pa make-up.

/GazetaSinjali/