image Revista gjermane publikon edhe një “non-paper” të ri, Kosova parashihet si pjesë e Serbisë

Politikë

Revista gjermane publikon edhe një “non-paper” të ri, Kosova parashihet si pjesë e Serbisë

news image

Është publikuar edhe një “non-paperi” i ri që përfshin në total 16 pika, dhe i cili e parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo është bërë e ditur nga revista gjermane “ZUERST!”.

Revista gjermane ka thënë se është në dispozicion të këtij dokumenti jo-zyrtar, i cili përmban 16 pika dhe thuhet se nuk shkel asnjë pikë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 10 qershorit të vitit 1999

“Në këtë ‘non-paper’ sugjerohet që ‘të gjithë qytetarët e Kosovës’ – përmenden 873 mijë shqiptarë të Kosovës – ‘duhet të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë’. Propozohet që zgjedhjet e përbashkëta të mbahen në Kosovë dhe Serbi në prill të vitit të ardhshëm – “në të gjitha nivelet”. Guvernatori i zgjedhur i Kosovës duhet ta mbajë gjithashtu detyrën e nënkryetarit të parlamentit serb. Beogradi gjithashtu do të garantonte një status të veçantë për Kosovën për 99 vjet. Lëvizja e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë përsëri, siguria e kufirit për jashtë do të merret nga Serbia dhe Kosova së bashku. Ambasadori i serb në Kombet e Bashkuara në të ardhmen do ta ketë një përfaqësues tëqeverisë kosovarë në krah të tij”, thuhet nga revista “ZUERST!”

Ky “non-paper” është krejt ndryshe nga ata të paraqitur më herët në publik, e ku shihet Kosova shtet i pavarur.

Sipas “non-paperit” për të cilin ka njoftuar “ZUERST!”, Kosova shihet si provincë e Serbisë, por se është në tryezë “një partneritet” mes dy vendeve./Gazeta Sinjali/