image Reuters: Shpërthimi në veri mund të pengojë furnizimin me rrymë në tërë vendin

Kosovë

Reuters: Shpërthimi në veri mund të pengojë furnizimin me rrymë në tërë vendin

news image

Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, gjë e cila mund të pengojë furnizimin me energji elektrike në vend, kanë thënë autoritetet lokale, raporton Reuters.

Nuk ka njoftime për momentin për të lënduar dhe shkaqet e shpërthimit janë të paqarta.

“Një shpërthim ka dëmtuar një kanal ujor që furnizon dy termocentralet në vend”, ka thënë për Reuters-in një zyrtar policor.

Të premten gjatë ditës, policia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë pas dy sulmeve të fundit me granata dore që u hodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën komunale në veri. 

/GazetaSinjali/