image Reuters raporton për reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

Kosovë

Reuters raporton për reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

news image

Agjencia botërore e lajmeve, Reuters i ka kushtuar një artikull reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë. Reuters, këtë situatë e ka konsideruar si krizë energjetike.

Kompania e shpërndarjes së energjisë KEDS tha se do të ketë ndërprerjet e energjisë në të gjithë vendin si rezultat i prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë”, shkruan Reuters.

Në këtë artikull, Reuters flet për njoftimin e djeshëm të KEDS-it, që lajmëroi për reduktimet 2-orëshe.

Reuters raporton se Kosova mbështetet në termocentralet me qymyr për prodhimin e energjisë.

Kosova mbështetet në prodhimin e energjisë nga termocentralet e saj të vjetërsuara me qymyr. Për të përballuar ndërprerjet, shumë biznese dhe familje në të gjithë vendin sollën gjeneratorë portativë të energjisë. Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, që sipas kryeministrit Albin Kurti është deri në shtatë herë më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur çmimi i një MË/h ishte rreth 60 euro”, thuhet në shkrimin e tyre.

Vendi me 1.8 milionë banorë tani po importon rreth 40 për qind të nevojave të tij për energji elektrike. Konsumi i energjisë është rritur në temperaturat nën zero të dimrit kur shumica e konsumatorëve e përdorin atë për ngrohje”, thuhet në shkrim.

/GazetaSinjali/