image Restoranti ‘full’, LDK shkel të gjitha masat antiCOVID në Lipjan

Kosovë

Restoranti ‘full’, LDK shkel të gjitha masat antiCOVID në Lipjan

news image

Që nga publikimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, aktgjykim që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, partitë politike nuk i kanë ndalur tubimet, ani pse vendi po përballet me pandemi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse, qeveria ndaloi mbledhjen e më shumë se katër personave në ambiente të mbyllura, si dhe organizimin e dasmave, në ato salla sot po mbahen tubimet zgjedhore të partive politike.

Një rast i mospërfilljes së masave antiCOVID është edhe tubimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Sipas fotografive të publikuara në Facebook nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, shihet se kjo parti ka mbledhur qindra simpatizantë të saj në një sallë dasmash në këtë qytet, pa respektuar asnjë masë kundër përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/