image Reshjet e shumta të shiut, SHSKUK njofton se në dy klinika të QKUK-së është grumbulluar sasi e madhe e ujit

Shëndetësi

Reshjet e shumta të shiut, SHSKUK njofton se në dy klinika të QKUK-së është grumbulluar sasi e madhe e ujit

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se për shkak të reshjeve të vazhdueshme në dy klinika është grumbulluar sasi e ujit.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e SHSKUK.

Reshjet e shumta deri tash kanë shkaktuar shumë dëme në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të…

Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Monday, November 21, 2022

/GazetaSinjali/