Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë në Pejë po rrezikojnë daljen nga shtrati të tri kanaleve në këtë qytet me rrethinë. Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet janë në gjendje gatishmërie, janë deklaruar nga komuna.
Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, se për momentin situata në Pejë është nën kontroll por janë disa vende ku situata është me keq, siç është kanali i Çokolica.
Ai tha po ashtu se ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet tjera të komunës janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë të tillë.
Sipas tij, edhe në lagjen “Fidanishte”, ka mundësi që ujë të dalë prej shtratit, si dhe në fshatin Jabllanicë.