Disa pjesë të zonës së Dukagjinit tashmë janë vërshuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që janë paralajmëruar nga IHMK që dy ditë, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo situatë e ka prekur edhe fshatin Vranoc në komunën e Deçanit, ku komuna tashmë ka vendosur ta mbyllë për kalim urën që e lidh me Vranocin e vogël, e cila ka filluar të shembet.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se shiriti tashmë është vendosur, teksa banorët janë ankuar për gjendjen e keqe.