image Reshitaj: Falë Ramush Haradinajt kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës

Politikë

Reshitaj: Falë Ramush Haradinajt kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëherit edhe nënkryetare e kësaj partie, Albena Reshitaj, në një intervistë live të publikuar në faqen e AAK-së në Facebook, ka folur për angazhimet e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, për jetën personale dhe atë profesionale.

Ajo theksoi se ndërtimi i shtyllave kryesore të shtetit të Kosovës është bërë në kohën e qeverisë Haradinaj. Po ashtu ajo tha se falë Ramush Haradinajt kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Shtyllat e një zhvillimi të një shteti janë, siguria, shëndetësia, ekonomia dhe arsimi. Prandaj, i gjithë kontributi i kryetarit të AAK-së është i vëçantë në sigurinë e shtetit. Falë tij kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës, në fushën e ekonomisë, Haradinaj e ka arritur një gjigant siç është Trepça, gjithashtu ka bërë pavarësimin energjetik”, theksoi Reshitaj.

Ajo tha se Ramush Haradinaj garanton siguri dhe unitet politik, dhe kjo garë për president duhet të shihet nga një prizmë logjike, të ketë një qasje të matur dhe të drejtuar nga arsyeja e logjikës e jo nga inatet.

“Figura e Haradinajt është me një bagazh të madh kombëtar në shërbim të qytetarëve të vendit. Kush më shumë se z. Haradinaj di si të mbrojë interesat e vendit dhe si të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë”, tha ndër tjerash Reshitaj në këtë intervistë.

/Gazeta Sinjali/