image Reshitaj: Ajo me të cilën po vaksinohen serbët e veriut mund të mos jetë fare vaksinë anti-COVID - Sinjali

Reshitaj: Ajo me të cilën po vaksinohen serbët e veriut mund të mos jetë fare vaksinë anti-COVID

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar për vaksinimin e një pjese të qytetarëve të komunitet serb në Kosovë.

Reshitaj thotë se qytetarët serbë mund të jenë duke u vaksinuar me “Placebo”, një preparat mjekësor, për të cilin thotë se është medikament mashtrues që nuk ka ndonjë efekt.

“Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi ngris dyshimet nëse ky produkt i quajtur vaksinë imunizuese për Covid19 që është futur me rrugë ilegale pa dijeninë e institucioneve përgjegjëse verifikuese shtetërore, pa ndjekur procedura të rregullta kontrolluese, mund të mos jetë fare vaksinë Covid19, por të jetë thjeshtë një Placebo ( Placebo është një preparat mjekësor që nuk ka asnjë substancë aktive që ndikon në shëndetin e qytetarëve, pra nuk mund të ndikoi si medikament. Ai është një lloj medikamenti mashtrues që përdoret në raste të caktuara në mjekësi)”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Jam duke percjell me shqetësim reagimet e Qeverisë së Kosovës por edhe të asaj të Serbisë mbi fillimin e vaksinimit të një pjese të qytetarëve serb në Kosovë.

Sot gjatë ditës në konsulltim me profesionistë të fushës së ngushtë mjekësore kam diskutuar mbi të vërtetën e mundësisë së vaksinimit të qytetarëve të Kosovës me një produkt në emër të vaksinës Covid 19 të futur në mënyrë ilegale në shtetin tonë.

Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi ngris dyshimet nëse ky produkt i quajtur vaksinë imunizuese për Covid19 që është futur me rrugë ilegale pa dijeninë e institucioneve përgjegjëse verifikuese shtetërore, pa ndjekur procedura të rregullta kontrolluese, mund të mos jetë fare vaksinë Covid19, por të jetë thjeshtë një Placebo ( Placebo është një preparat mjekësor që nuk ka asnjë substancë aktive që ndikon në shëndetin e qytetarëve, pra nuk mund të ndikoi si medikament. Ai është një lloj medikamenti mashtrues që përdoret në raste të caktuara në mjekësi).

Kërkoj që të ngrisim shqetësim institucional mbi këtë produkt ilegal me pretendim imunizimin e një pjese të qytetarëve serb në Kosovë.

Çdo produkt mjekësor i paverifikuar nga organet përgjegjëse shtetërore që futet ilegalisht në shtet konsiderohet produkt i dyshimtë për mjekësinë dhe shkon përtej etikës mjekësore. Prandaj shumë lehtë ky produkt mund të jetë mashtrim, thjeshtë një placebo që vë në dyshim një imunizim të rrejshëm për ata qytetarë që e marrin me qëllim mbrojtje nga Covid 19. Kjo situatë vë në rrezikim të dyfishtë shëndetin e tyre.

Institucionet e Kosovës e mbajnë vulën e përgjegjësisë për shëndetin e të gjithë qytetarëve të vendit nga Hani Elezit e deri në Jarinje sikur nga Morina deri në Merdar e në çdo cep të vendit. Nëse shteti nuk ka dijeni për futjen e këtij produkti në vend, nuk ka një dokument verifikues se çfarë po u ipet qytetarëve serbë në emër të imunizimit kundër këtij virusi, lind pyetja kush na garanton se çfarë është ky produkt dhe a është me të vërtetë vaksinë?! Kush do të mbaj vulën e përgjegjësisë nëse një qytetar thirret në emër të asaj që është imunizuar dhe askush prej institucioneve përgjegjëse shtetërore nuk e ka idenë se çfarë produkti mjekësor ka marrë qytetari i tij.

Qeveria Serbe nëse paska dashur të ndihmojë Kosovën apo qytetarët serbë në Kosovë me disa doza të vaksinës, sidomos për moshat e shtyra, pse nuk ka shfrytëzuar rrugët zyrtare apo edhe ato që pat shfrytëzuar në bashkëpunim më Qeverinë Kurti kur pati sjellë 1000 teste me marrëveshje të fshehta në mes ish-ministrit Vitia dhe përfaqësuesve shtetërorë serbë të futura gjithashtu pa leje të AKPM.

Ato 1000 teste nuk guxuan të përdoreshin nga profesionistët shëndetësorë në Kosovë dhe ende janë të papërdorura, pikërisht për shkak të dyshimit të depërtimit ilegal.

Prandaj është shqetësuese kur në një katastrofë shëndetësore siç është i gjithë globi më Pandeminë ku po humbin me miliona jetë, të përdoret edhe shëndeti i njerëzve për politikë, të vihet në dyshim edhe shërbimi shëndetësor që ata marrin.

Serbia për të dytën herë po shfrytëzon shëndetin qytetarë për ta përdhos e cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kjo tregon edhe njëherë jo humanitetin dhe jo njerëzoren e politikave serbe karshi Kosovës. Kjo është një nga shembujt më të rëndësishëm për te reflektuar për ne si Kosovë në raport me Serbinë dhe politika jonjerëzore të saj./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin