image Republikani Donald Trump thellon rezultatin në sondazhe përballë Kamala Harris

Botë

Republikani Donald Trump thellon rezultatin në sondazhe përballë Kamala Harris

news image

Donald Trump kryeson garën në sondazhe përballë Kamala Harris, ku kanë mbetur vetëm dy javë nga data e zgjedhjeve presidenciale.

Në sondazhin e nisur nga portali më i madh i parashikimeve në botë, Polymarket, Trump vijon të kryesojë me 64.1% kundrejt 35.8% të kandidates demokrate. Një diferencë tepër e madhe duke parë nga distanca që ata kanë pasur që nga fillimi i fushatës.

Kur Harris mori vendin e Biden në garën përballë ish-presidentit, ajo pati një rritje në mbështetje, duke qenë përpara Trumpit, por gjërat kanë ndryshuar javët e fundit, me republikanin që duket se ka marrë një mbështetje të zjarrtë, duke thelluar diferencën.

Tashmë çdo gjë pritet të shihet pas 5 nëntorit, kur amerikanët do votojnë për presidentin e tyre të radhës.

/GazetaSinjali/