Seanca e Kuvendit të Republika Sërpska të martën ka nisur me një minutë heshtje për sulmuesit e vrarë në sulmin terrorist në fshatin Banjskë në Zveçan, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.
Gjatë këtij aksioni të Policisë së Kosovës kundër terrorit serb u vranë edhe tre sulmues.
Këta tre sulmues nga kryetari i Kuvendit të Republika Sërpska, Nenad Stevandiq, po cilësohen “të pafajshëm”, për të cilët i njëjti kërkoi nderim.
“Para se të fillojmë, dua t’ju lusë të gjithëve që fillimi i kësaj seance të bëhet me dhënien e lamtumirës për bashkëkombësit tanë të vrarë në Kosovë. Bashkërisht me një minutë heshtje t’i nderojmë bashkëkombësit tanë të pafajshëm të vrarë në Kosovë e M.”, ka thënë Stevandiq.