“Reporterët pa Kufij”, e cila është një prej organizatave më të mëdha për mbrojtjen e lirisë së mediave ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për t’ia hequr licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.
Përmes një postimi në Twitter, organizata është shprehur se janë thellësisht të shqetësuar mbi pezullimin e licencës së televizionit Klan.
Sipas tyre, ky vendim është i vendosur mbi baza të lëkundura ligjore.
“RSF është thellësisht e shqetësuar nga pezullimi – i vendosur mbi baza të lëkundura ligjore – të licencës së biznesit të kompanisë që operon @klankosova_tv”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjerash, organizata në fjalë i ka bërë thirrje ministres së MINT, Rozeta Hajdari, që ta pezullojë këtë vendim dhe të mos e pengojë transmetimin e një televizioni si Klan Kosova.
“Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Tregtisë që të anulojë vendimin e saj, i cili mund të pengojë transmetimin e një kanali të madh privat 🇽🇰. @rozeta_hajdari”, përfundon shkresa në Twitter.
#Kosovo: RSF is deeply concerned by the suspension – decided on shaky legal grounds – of the business licence of the company operating @klankosova_tv. We urge the Trade Ministry to annul its decision which may prevent a major private 🇽🇰 channel from broadcasting.@rozeta_hajdari pic.twitter.com/5WYFdTclhU
— RSF (@RSF_inter) June 16, 2023