image Reperi i njohur dënohet me mbi 22 vjet burg për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

Bota e Yjeve

Reperi i njohur dënohet me mbi 22 vjet burg për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

news image

Tory Lanez është shpallur fajtor në gjyqin e tij për sulm me armë zjarri. Të premten, pas një gjyqi njëjavor, kanadezi u dënua për tre akuza në Qendrën e Drejtësisë Penale Clara Shortridge Foltz në Los Anxhelos, raportojnë disa media.

Lanez, i quajtur Daystar Peterson, u akuzua për sulm me një armë zjarri, pakujdesi ndaj mbajtjes së armës dhe mbajtja e një arme zjarri pa leje dhe do të përballet me më shumë se 22 vjet burg.

Në gusht 2020, Megan Thee Stallion akuzoi reperin 30-vjeçar se e qëlloi në këmbë pas një feste në pishinën e shtëpisë së Kylie Jenner. Lanez u akuzua zyrtarisht në tetor 2020 dhe u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

/GazetaSinjali/