image Reperi Fero sërish në telashe me shtetin? Denoncohet për gjuajtje me armë në Gjilan - zbulohen detajet

Bota e Yjeve

Reperi Fero sërish në telashe me shtetin? Denoncohet për gjuajtje me armë në Gjilan – zbulohen detajet

news image

Reperi kosovar Feronit Shabani, i njohur si Fero, shpesh ka qenë kryëfjalë e mediave rozë për incidentet në të cilat është përfshirë. I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite nuk kanë munguar as kërcënimet e përleshjet që i kanë kushtuar. Për një rast të tillë që po dyshohet se ka ndodhur sërish në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, Fero është denoncuar nga një person, nën dyshimet se ka gjuajtur me armë në lagjen Bojanina, pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka raportuar se Fero kishte shkuar deri te rruga “Urim Mehemti” me veturën e tij nga e cila kishte dalë më pas dhe është dëgjuar duke thënë “ku janë ata”. Më pas, bazuar në dëshminë e tij, reperi ka nxjerrë armën me të cilën ka shtënë një herë dhe është zhdukur

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshmë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti, teka veprimet tjera do të merren pas intervistimit të personit të dyshuar.

/GazetaSinjali/