Reperi afrikan, Cliqme, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar nga bashkëpunimi i tij me këngëtarin shqiptar, Capital T, ka kujtuar komandantin Adem Jasharin në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
“Bac u kry”, ka shkruar reperi mbi fotografinë e postuar të komandantit, Adem Jashari në story’n e rrjetit social Instagram.
Cliqme po ashtu kishte krijuar edhe një projekt solo në gjuhën shqipe, e cila titullohej “Pavarësia”.
Kjo këngë erdhi si ripërpunim i këngës “Mora fjalë’ nga Shkurte Fejza, e cila ka motive patriotike dhe në videoklip paraqitet historia e shqiptarëve që kanë dhënë kontribut për vendin./Gazeta Sinjali/