image Rënia ekonomike, Haradinaj: Nuk guxojmë të humbim më shumë

Kosovë

Politikë/ Rënia ekonomike, Haradinaj: Nuk guxojmë të humbim më shumë

news image

Kryetari i Aleancës për Aardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida më e rëndësishme që e pret Kosovën është rimëkëmbja ekonomike.

Sipas tij, gjatë pandemisë Kosovës ka pësuar shumë humbje, andaj, thotë se “nuk guxojmë të humbasim më shumë”.

Haradinaj ka marrë shembuj shtetet fqinje, të cilat përkundër se janë goditur më rëndë se Kosova nga pandemia, kanë hapur ekonomitë e tyre ose nuk i kanë mbyllur fare ato.

“Për shembull, Serbia e ka hapur ekonominë e saj qe dy javë, Maqedonia e Veriut nuk e ka ndal fare edhe pse ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme, plot sektorë ekonomikë kanë vazhdu, e ne kemi humbë bukur shumë kohë. I kemi paralizu pra plot sektorë të ekonomisë, e kjo është bukur e vështirë për Kosovën dhe është em rëndësi pra që të gjithë t’i kushtohemi rikthimit të ekonomisë”, ka thënë ai.

Këto komente lideri i AKK-së i dha gjatë një vizite në Komunën e Malishevës./Gazeta Sinjali/