image Rënia e Facebook-ut, Mark Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë në orë

Botë

Rënia e Facebook-ut, Mark Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë në orë

news image

Pasuria personale e Mark Zuckerberg është zvogëluar për 7 miliardë dollarë brenda pak orësh, duke e rrëzuar atë në disa pozita poshtë në listën e njerëzve më të pasur në botë, pasi produktet dhe aplikacionet kryesore të Facebook Inc ranë nga sistemi.

Aksionet e gjigantit të mediave sociale sot ranë rreth 5%, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit, raporton Bloomberg.

Rënia e aksioneve sot (e hënë) uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e renditur atë nën Bill Gates, në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. 

Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas Indeksit. 

Më 13 shtator, Wall Street Journal filloi të botonte një seri tregimesh, duke zbuluar se Facebook dinte për një gamë të gjerë problemesh – të tilla si dëmi i Instagramit ndaj shëndetit mendor të vajzave adoleshente dhe keqinformimi rreth trazirave të Kapitolit të 6 janarit – duke minimizuar çështjet në publik. Raportet kanë tërhequr vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë.

Në një përgjigje për këto akuza, Facebook ka theksuar se çështjet me të cilat përballen produktet e tij, përfshirë polarizimin politik, janë komplekse dhe nuk shkaktohen vetëm nga teknologjia.

Unë mendoj se i jep ngushëllim njerëzve të supozojnë se duhet të ketë një shpjegim teknologjik ose teknik për çështjet e polarizimit politik në Shtetet e Bashkuara“, tha Nick Clegg, nënkryetari i Facebook për çështjet globale, për CNN./Gazeta Sinjali/