Gjashtë persona kanë vdekur, ndërsa 438 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga 2 mijë e 306 teste të kryera, transmeton Gazeta Sinjali.
Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 22 mijë e 607 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa kanë vdekur 821 pacientë.
Deri më tani janë shëruar 16 mijë e 949 pacientë, kurse raste aktive janë 4 mijë e 873. /Gazeta Sinjali/