Spitali i Pejës ka njoftuar se në këtë spital janë të shtrirë 114 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga këta 114 pacientë, 103 prej tyre janë në oksigjeno-terapi kurse 4 janë në CPAP.
Tutje Spitali i Pejës ka njoftuar se 27 pacientë me COVID -19 janë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Raporti 24 orësh per trajtimin e pacientëve me Covid-19:
114 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid 19;
103 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
4 pacientë janë në CPAP;
27 pacientë janë në gjendje më të rëndë;
6 pacientë te shëruar;
17 pacientë të pranuar;
Mbroje vetën vaksionohu. /Gazeta Sinjali/