Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 35 viktima dhe 387 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 mijë e 546 vdekje nga 55 mijë 127 raste pozitive me koronavirus.
Aktualisht, në këtë shtet janë 10 mijë e 687 persona me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 pacientë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 32 mijë e 894 që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/