Tre persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 617 raste të reja të infektimit me këtë virus, nga gjithsej 5 mijë e 482 mostra sa janë testuar.
Në njoftim bëhet e ditur se janë shëruar 284 pacientë nga koronavirusi.
Kësisoj, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 5 mijë e 836./GazetaSinjali/