image Rëndohet gjendja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, shënohen 24 viktima

Rajon

Rëndohet gjendja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, shënohen 24 viktima

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.553 teste të dyshuara për COVID-19, prej tyre pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 1.112 persona, 24 persona kanë vdekur dhe 709 janë shëruar.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup – 321, Kumanovë – 69, Tetovë – 79, Prilep-77, Manastir – 65, Gostivar – 60, Koçani – 44, Berovë – 23 etj.

Që nga shpërthimi i epidemisë me COVID-19 në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 54.743 raste, prej tyre 1.511 kanë vdekur, 32.366 janë shëruar, ndërsa janë 20.866 raste aktive. /Gazeta Sinjali/