Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2 mijë e 930 teste të dyshuara për COVID-19, dhe prej tyre 977 kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, ose 33% e të testuarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria po ashtu ka konfirmuar se gjatë kësaj periudhe 31 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
Ndërsa, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 843 pacientë të tjerë.
Ndërkohë vetëm dje u konfirmuan 591 raste të reja në Maqedoninë Veriore, numër ky më i vogël krahasuar me sot.