image Rëndohet bilanci në Itali, 2158 të vdekur nga koronavirusi

Botë

Botë/ Rëndohet bilanci në Itali, 2158 të vdekur nga koronavirusi

news image

Ka shkuar në 2158 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me 349 të vdekur në 24 orët e fundit. Ndërkohë numri i të infektuarve në tolal është 27 980,  2749 prej të cilëve fatmirësisht janë shëruar.

Ka nisur java e dytë e masave drastike të qeverisë italiane për të luftuar përhapjen masive që ka marrë pandemia Covid 19 në vend.

Por dhe në ditën e parë të kësaj jave, të dhënat zyrtare të autoriteteve janë shqetësuese si në numrin e personave të infektuar ashtu dhe në viktima.

Deri në orën 17:00 të ditës së sotme datë 16 mars 2020 në Itali janë regjistruar 27 980 persona të infektuar e 2158 viktima

Brenda 24 orëve janë shënuar 349 viktima më shumë. Numri i personave të shëruar është 2749.

1851 prej tyre po kurohen në terapi intesive, 11025 në struktura spitalore e 10197 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë është më shqetësuesi në përhapjen e pandemisë Covid -19. Deri më sot ky territor ka regjistruar 14 649 të infektuar e 1420 viktima me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 202 viktima më shumë. 823 prej personave të infektuar ndodhen në terapi intesive, 63 më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa, 6 171 pacientë të tjerë po kurohen në struktura spitalore.

I vetmi rajon ku nuk ka asnjë viktimë me koronavirus është ai i Baziliaktës ku janë regjistruar 12 persona të infektuar.

Deri më sot në Itali janë kryer 137 932 tampone. /Gazeta Sinjali/