image Rendi i ditës për dy seancat që do të mbahen këtë javë

Politikë

Rendi i ditës për dy seancat që do të mbahen këtë javë

news image

Deputetë e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish këtë javë, me dy seanca të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Seanca që do të mbahet nesër më 22 qershor është seancë solemne kurse tjetra e rregullt  më 24  qershor, ku të zgjedhurit e popullit, pritet të vendosin për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Më 22 qershor do të jetë adresimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, para deputetëve të Kuvendit.

Ndërsa seanca e 24 qershorit ka 10 pika të rendit të ditës.

1. Deklaratat jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga sesioni i mëparshëm,

4. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratën Publike, Qeverisjen Lokale, Media  (5) anëtarë të Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Civile të Kosovës,

5. Shqyrtimi i Rekomandimve të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,

6. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrjen e FInancave Publike për raportin e Auditimit të performancës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shendetesore publike dhe vleresimi i rezultateve”,

7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin dhe Auditimin e Performancës” Procesi i licencimit të përdoruesve të mineraleve të ndërtimit dhe industrisë dhe mbrojtja e  mjedisi nga ky veprimtari”,

8. Shqyrtimi dhe Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Mbikëqyrjes së Financave Publike për Raportin e Auditimit të Performancës”  Menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike “,

9. Krijimi i një Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e një kandidati për një (1) anëtar të Bordit.

10. Projekt-rezoluta nga debati parlamentar mbi ekonominë  situata si rezultat i pandemisë COVID-19 /Gazeta Sinjali/