image Rekordi i Fatit nuk mbijetoi gjatë, Gavi bën histori me kombëtaren spanjolle - Sinjali

Rekordi i Fatit nuk mbijetoi gjatë, Gavi bën histori me kombëtaren spanjolle

news image

Spanja nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve, të dielën mbrëma.

Në fakt spanjollët ishin pranë një humbje shokuese, kur mbrojtësi Inigo Martinez barazoi shifrat në fund të ndeshjes.

Goli i parë për Spanjën erdhi nga i riu i Barcelonës, Gavi, me ç’rast ai ka bërë historinë me Spanjën.

Në moshën 17 vjeç e 304 ditë, Gavi është bërë lojtari më i ri që shënon për Spanjën në një lojë konkurruese, duke kaluar Ansu Fati, i cili shënoi me 17 vjet e 311 ditë kundër Ukrainës në shtator 2020, gjithashtu në UEFA Nations League.

Spanja nuk e ka nisur mirë kampanjën e re të Ligës së Kombeve, ku pas dy ndeshjeve ka dy barazime dhe ndodhet në pozitën e tretë tabelare.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: