Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3042 teste, ndërsa janë regjistruar 947 raste të reja me koronavirus, njofton Gazeta Sinjali.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 691 pacientë të shëruar nga kjo sëmundje infektive, ndërsa janë shënuar edhe 30 viktima.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në këtë vend që nga fillimi i epidemisë është 41 mijë e 222. /Gazeta Sinjali/