Shteti i Brazilit tash së fundi ka kaluar shumë shtete të botës me raste të reja dhe numrin e të vdekurve me koronavirus. Brazili është bërë vendi i gjashtë në botë që ka regjistruar më shumë se 20 mijë vdekje. Teksa, vetëm një ditë më parë ka shënuar rreth 1 mijë e 200 vdekje për 24 orë.
Ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar se Brazili është ende disa javë larg nga arritja e kulmit të shpërthimit të pandemisë dhe se testimi i pamjaftueshëm do të thotë se shifrat zyrtare nuk i tregojnë shifrat reale të infeksionit.
Presidenti Jair Bolsonaro ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Ai u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që ta heqin bllokimin dhe të lirojnë të gjitha masat, derisa ka promovuar përdorimin e ilaçit hydroxychloroquine – që përdorej për trajtimin e malarias – edhe pse nuk është aprovuar si trajtim për Covid-19./ Gazeta Sinjali/