image Rekord i ri: Fermeri fiton 23 mijë dollarë në garën për kungullin më të rëndë

Botë

Rekord i ri: Fermeri fiton 23 mijë dollarë në garën për kungullin më të rëndë

news image

Qytetarët nga mbarë Shtetet e Bashkuara janë mbledhur që të marrin pjesë në garën për kungullin më të rëndë, e pasi një i tillë është vendosur në peshore është arritur rekordi i ri.

Në edicionin e 49-të të festivalit Safeway World Championship Pumpin Weigh-Off, janë shpërblyer pronarët e 20 kungujve më të rëndë, e një prej tyre ka thyer rekordin.

Pjesëmarrësi në këtë garë, Travis Gienger është fitues falë kungullit që peshon 1.161 kilogramë, e që është rekordi më i madh i të gjitha kohërave në Amerikën e Veriut.

Fermeri nga Minnesota ka thënë se kungulli është rezultat i punës 180 ditore, e kjo fitore i solli atij shpërblimin prej 23 mijë dollarëve. 

/GazetaSinjali/