image Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, qeveria merr disa vendime të reja

Rajon

Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, qeveria merr disa vendime të reja

news image

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur nëntë persona nga koronaviursi gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkaq janë konfrimuar edhe 193 raste të reja me Covid-19 në këtë shtet.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, ky shtet ka ndërmarrë rregulla të reja.

“Qeveria solli vendim që prej sot të hapen  të gjitha vendkalimet kufitare në vend  me zbatim të masave që janë aktive,  me ç’rast për hyrje  në Maqedoninë e Veriut  është i obligueshëm  testi i vlefshëm negativ  PCR,  jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet edhe masa  për nënshkrim të “Deklaratës  për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, në bazë të së cilës  Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor përgatit Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak, të cilën e kontrollon MPB-ja”, ka thënë Zekirja Mexhiti, gazetar në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti po ashtu njoftoi se qeveria ka marrë vendim që të mundësohet që edhe spitalet private të pranojnë pacientë me koronavirus.

“Qeveria gjithashtu ka plotësuar Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë për përkujdesje intensive dhe terapi, mund të ofrojnë shërbime shëndetësore edhe për sëmundjen ngjitëse të virusit korona COVID – 19 për pacientët të pranuar në institucion te të cilët gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për diagnostikim, mjekim, trajtim, përkujdesje dhe rehabilitim në institucion është konfirmuar prania e shkaktuesit  Sars-Cov-2 virus për sëmundje infektive KOVID – 19” është shprehur ai.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka njoftuar se numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 4 mijë e 482, prej të cilëve 1 mijë e 803 janë shëruar kurse 210 persona kanë vdekur./GazetaSinjali/