image Rekomandohet pensionimi i parakohshëm i shërbyesve civilë

Sociale

Rekomandohet pensionimi i parakohshëm i shërbyesve civilë

news image

Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi pensionimin e parakohshëm të shërbyesve civilë. Raporti shpjegon rregullat dhe procedurat për pensionim të parakohshëm, si dhe për herë të parë paraqet të dhëna të detajuara për moshën e shërbyesve civilë në të gjitha organizatat buxhetore.

Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit, del se shërbyesit civilë përbëjnë 26.7% të të gjithë të punësuarve në sektorin publik.

Mosha mesatare e shërbyesve civilë në Kosovë është 47.5 vjeç.

Nga numri i përgjithshëm i shërbyesve civilë, 14.1% e tyre janë mbi moshën 60-vjeçare.

Sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, pensionimi i parakohshëm fillon nga mosha 63-vjeçare dhe mund të bëhet me kërkesë të shërbyesve civilë ose me vendim të institucionit.

Momentalisht në Kosovë punojnë 7.9% ose 1 mijë e 91 shërbyes civilë që e kanë arritur moshën 63-vjeçare.

Shërbyesit civilë mbi moshën 63-vjeçare në të shumtën e rasteve punojnë në komuna.

Duke marrë parasysh se Kosova ka shkallën më të lartë në Evropë të të punësuarve në sektorin publik në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve, Instituti GAP rekomandon politika të cilat inkurajojnë pensionimin e parakohshëm dhe moszëvendësimin e atyre pozitave me punonjës të rinj, me qëllim të uljes së numrit të të punësuarve në sektorin publik dhe uljen e buxhetit shtetëror për paga dhe shtesa./Gazeta Sinjali/