image Rekomandimet për personat e sëmurë me COVID-19

Analizë

Rekomandimet për personat e sëmurë me COVID-19

news image

Shkruan Ilir Q. Tolaj, infektolog dhe profesor i asociuar për sëmundjet infektive

Për shkak se shumë herë janë dhënë informata kontradiktore lidhur me faktin se kur dhe sa gjatë një person i infektuar me virusin SARS Cov2, shkaktar të Covid-19, është infekscioz për të tjerët rreth tij.

Këto njohuri gjithashtu janë udhërrëfyes edhe për interpretimin e rezultateve të testeve PCR për COVID-19 që mbesin pozitiv për shumë javë pasi që simptomet dhe shenjat e sëmundjes tashmë kanë kaluar dhe gjithashtu për testet që dalin sërish pozitiv, pasiqë një herë kanë rezultuar negativ.

Po ashtu do të diskutojë edhe për rekomandimet se në cilat raste duhet përsëritur testet për COVID-19 për personat që kanë qenë të sëmurë me COVID-19, kur personi i sëmurë nga COVID-19 mund të kthehet në punë dhe se a është e nevojshme që të bëhen testime kontrolluese për COVID-19.

Personi i infektuar me SARS Cov 2, infekcioz për personat tjerë 2 ditë para shenjave klinike të sëmundjes dhe 12 ditë pas fillimit të sëmundjes

Bazuar në të dhënat më të reja shkencore nga studimet klinike, mikrobiologjike dhe laboratorike, është konkluduar se personat e infektuar me SARS Cov 2, janë infekscioz 2 ditë para shfaqjes së shenjave klinike dhe 5 -10 ditë pas shfaqjes së simptomeve të sëmundjes, për rastet me sëmundje më të lehtë klinike dhe 5 – 12 ditë për rastet me sëmundje më të rëndë klinike. OBSH e ka shtyer këtë edhe për dy dite (12 dhe 14 ditë për
secilën prej situatave të përmendura).

Pas kësaj kohe, personi i infektuar pa simptome ose ai me shenja të sëmundjes, qoftë i sëmurë i lehtë ose i rëndë, nuk është më infekcioz për personat tjerë.

Kjo mund të jetë ndryshe vetëm për personat e imunokompromituar, siç janë ata me organe të transplantuara, personat që mjekohen me steroide, barna të tjera imunosupresive, personat me sëmundje malinje, me HIV/AIDS, etj.

Për këto raste nuk ekzistojnë ende studime relevante.

Personat një herë të infektuar nuk mund të infektohen sërish me SARS Cov 2 (për së paku disa muaj)

Testet për COVID-19 (RT PCR për SARS Cov 2) mund të dalin pozitiv edhe pas kohës që është vërtetuar se personi me Covid 19 nuk është infekcioz për të tjerët (d.m.th. 12 ditë pas fillimit të sëmundjes), ose mund të dalin pozitiv pasi që një herë kanë dalur negativ.

Në këto raste, kjo nuk do të thot që personi është infekcioz për një kohë më të gjatë sesa peridhën që e përmendëm më heret, e as që ka ardhur deri tek rikthimi i infeksionit, apo që ka ndodhur infeksioni i sërishëm më virusin SARS Cov 2, shkaktarin e COVID- 19.

Në fakt bëhët fjalë për zbulimin e pjesëve të virusëve të ngordhur (pjesë të ARN të virusit tashmë të ngordhur), në sekretet e personave që e kanë kaluar infeksionin/sëmundjen COVID- 19, që janë prezent në organizëm edhe për nje kohë më të gjatë.

Ka raste kur testi pozitiv për Covid 19 ka dalur pozitiv edhe më shumë se dy muaj (>60 ditë) pas infeksionit, por, po e përsëris, këta persona nuk janë infekcioz edhepse testi i tyre rezulton pozitiv për këtë periudhë të gjatë kohore.

Testet serologjike tregojnë se a ka qenë dikush i infektuar më SARS Cov 2 e jo për infeksionin e freskët.

Testet serologjike (ELISA) vëtetojnë praninë e antirtupave të caktuar kundër SARS Cov2 në gjakun e personit të caktuar. Kur testi është pozitiv, atëherë kjo tregon se personi i caktuar ka qenë në kontakt me virusin që e shkakton Covid 19, e ka kaluar infeksionin qoftë në mënyrë asimptomatike ose si sëmundje Covid 19, dhe se tashmë ka krijuar antitrupat kundër këtij virusi. Antitrupat kundër virusit që shkakton Covid 19, zakonisht shfaqen 7 – 14
ditë pas fillimit të sëmundjes (serokonversioni).

Për këtë arësye, testet serologjike nuk janë të përshtatshmë për të dokumentuar infeksionet akute me SARS Cov2, por janë më së të domosdoshme për të dokumentuar se personi i caktuar e ka kaluar infeksioni/sëmundjen COVID 19, se cila është shkalla e të infektuarit të popullatës në shkallë vendi (seroprevalencë), duke përfshirë këtu edhe rastet asimptomatike dhe shenja klinike të lehta, që janë shumëfish më të numërta sesa ato që dokumentohen me testimet PCR të sekreteve të grykës së peronave të caktuar.

Testet serologjike mund të shfrytëzohen, gjithashtu, për të bërë përzgjedhjen e stafit të caktuar që duhet të punojë me popullatën e caktuar që është më e rrezikuar nga COVID-19, p.sh. ata që përkujdesen për të moshuarit, apo ata me sëmundje malinje apo sëmundje tjera të ngjashme imunokompromituese.

Testet serologjike mund të përdoren edhe për të identifikuar personat që e kanë kaluar Covid 19 e që mund të jenë tash dhurues të plazmës që përdoret për mjekimin e të sëmurëve akut me Covid 19. Një prej problemeve të testeve serologjike është reaksioni i kryqëzuar me koronavirusët tjerë.

Për këtë kur bëhet përzgjedhja se cilin prej llojeve të këtyre testeve do ta përdorim, atëherë duhet përzgjedhur vetëm ato teste që janë sensitiv dhe specifik gadi 100%.

Rekomandimet për dhe lidhur me personat që e kanë kaluar Covid 19

Personi (duke përfshirë edhe puntorin dhëndetësor) që e ka kaluar Covid 19 mund të kthehet në punë 14 ditë pas qetësimit të simptomeve dhe shenjave të sëmundjes (temperature normale, qetësimi i kollës), gjegjësisht 14 ditë pas testit pozitv PCR për Covid 19, në rastet kur infeksioni është kaluar pa simptome. Testimi i sërishëm PCR për virusin shkaktar të Covid 19 nuk është i nevojshëm.

Personi që e ka kaluar Covid 19 ose që e ka pasur dyshim të bazuar për raste të Covid në familjen e tij e që kanë kaluar 14 ditë pas qetesimit të simptomeve ose shenjave të sëmundjes, ndërsa për këtë person është planifikuar ndonjë veprim i caktuar diagnostik ose terapeutik për ndonjë arësye tjetër shëndetësore (p.sh. nevoja për koronarografi, apo për vendosjen e stentave, intervenim tjetër kirugjik, etj.), nuk duhet testuar sërish për Covid 19 (RT PCR për SARS Cov 2).

Personin që ka pasur ecuri të rëndë klinike të Covid 19 dhe për këtë është dashur të mjekohet në klinikë, PCR testimi pas 14 ditësh nga qetësimi i simptomeve dh shenjave të sëmundjes, nuk është më i nevojshëm. Përjashtim bëjnë vetëm persona me gjendje të imunokompromitimit të dokumentuara paraprakisht.

Në këtë rast vlejnë kritere tjera.

  1. Nëse personi që e ka kaluar sëmundjen Covid 19, del më vonë sërish pozitiv, vlerësojmë se në periudhën 8 javëshë nga fillimi i sëmundjes, testi pozitiv është rezultat i infeksionit të vjetër (paraprak). Sipas të dhënave më të reja shkencore, këta persona nuk janë infeksioz dhe nuk kanë nevojë që të izolohen.
  2. Nëse personi që e ka kaluar sëmundjen Covid 19 dhe sipas kritereve të
    lartëshënuara më nuk është infekscioz, sëmuret sërish me temepraturë dhe
    simptome e shenja për ndonjë infekson tjetër, PCR testimi i sërishëm nuk është i nevojshëm.
  3. Për fund, duhet potencuar edhe një herë se për mbrojtjen nga Covid 19, mbajtja e maskave dhe larja e duarve janë masat kryesore dhe me të efektshme mbrojtëse. Në vendet ku maskat për arësye objektive nuk mbahen, si p.sh. në kafiteritë e restoranet, atëherë mbajtja e distancës së caktuar është masa tjetër plotësuese e efektshme./Gazeta Sinjali/