image Regjistrohet Rama: Ju që jetoni në Prishtinë, por që vini nga qytete tjera - regjistrohuni si banor rezident të kryeqytetit

Kosovë

Regjistrohet Rama: Ju që jetoni në Prishtinë, por që vini nga qytete tjera – regjistrohuni si banor rezident të kryeqytetit

news image

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, është regjistruar dje nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës.

Ai ka thënë se procesi ishte fare i lehtë dhe i shpejtë. Ndërkohë ka bërë edhe një thirrje për të gjithë ata që jetojnë në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Dje kreva obligimin qytetar për Regjistrim të Popullsisë.

Procesi ishte fare i shpejtë dhe i lehtë. Fjolla, zyrtare e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte tejet korrekte e profesionale në punën e saj.

Ju bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të REGJISTROHEN si BANOR REZIDENT të Prishtinës. Pra, nëse banoni në Prishtinë, i keni fëmijët në shkollë në Prishtinë, merrni shërbime shëndetësore në Prishtinë ju duhet të regjistroheni si banor i Prishtinës.

Në fund, shpresoj që të gjithë qytetarët e Republikës të kryejnë obligimin e tyre në mënyrë që të kemi pasqyrë sa më të qartë të demografisë së Kosovës sonë të dashur.

/GazetaSinjali/