image Regjistrohet një rast i ri me COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

Shëndetësi

Regjistrohet një rast i ri me COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

news image

Shtabi i krizave në veri të Mitrovicës, ka raportuar për një rast të ri me koronavirus, kurse gjashtë persona të tjerë janë shëruar, transmeton Gazeta Sinjali.

Aktualisht, në këto zona 56 raste janë aktive, kurse deri më tani 904 njerëz janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 38 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, sipas Radio Kontakt Plus.

/Gazeta Sinjali/