image Regjistrohen 21 raste të vdekjes nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Regjistrohen 21 raste të vdekjes nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë të shfaqen edhe në Maqedoninë e Veriut, atje ku në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 21 raste të vdekjes.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 1.254 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 268.191 raste pozitive, 239.694 pacientë të shëruar dhe 8.383 viktima.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 20.114. /GazetaSinjali/