image Regjistrohen 14 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Regjistrohen 14 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

14 viktima nga Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e veriut.

Po ashtu, janë regjistruar 718 raste të reja me koronavirus nga 3.044 testime.

Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur me diagnozë nga Covid-19, janë paraqitur edhe 8 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 12.01.2022 deri më datë 22.01.2022.

Tashmë, numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 20.020. /GazetaSinjali/