image Regjistrimi i popullsisë në Luginë deri më 31 tetor, Mustafi tregon sa shqiptarë janë atje

Politikë

Regjistrimi i popullsisë në Luginë deri më 31 tetor, Mustafi tregon sa shqiptarë janë atje

news image

Nga data 1 tetor ka nisur në Serbi regjistrimi i popullsisë, proces që do të vazhdojë deri në datën 31 tetor.

Në nisje të procesit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi të gjithë qytetarët t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë, si e vetmja kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave.

Ndërkohë kreu i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në luginë janë rreth 100 mijë shqiptarë.

“Janë krijuar kushtet optimale për të regjistruar çdo shqiptar. Numri real i shqiptarëve në Preshevë në vitin 2004 që jemi rreth 100 mijë. Në vitin 2015 ka dalë shifra 55 mijë. Duke marrë parasysh që mund të regjistrojmë diasporën dhe ata që jetojnë në Kosovë dhe RMV duhet të jenë afër 100 mijë qytetarë shqiptarë në Luginën e Preshëvës”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/