image Regjistrimi i popullsisë, Arifi tregon sa shqiptarë janë regjistruar deri tani në Luginën e Preshevës

Rajon

Regjistrimi i popullsisë, Arifi tregon sa shqiptarë janë regjistruar deri tani në Luginën e Preshevës

news image

Kryetari i Preshevës, Shqipëri Arifi ka thënë se ka përfunduar Censusi në Serbi. Sipas Arifit, rezultatet thonë se në Luginë të Preshevës janë regjistruar 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë.

“Në një mënyre masive, si kurrë më parë, shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Censusit”, ka shkruar Arifi.

Ai ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë.

Arifi ka thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë. 

/GazetaSinjali/