Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë se në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë po ka presion të madh që komisioni për ankesa t’i refuzojë ankesat për kandidatët që kanë aplikuar për drejtorë të shkollave në këtë komunë.
Ndërkaq burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë ditës së sotme njëra nga këto ankesa është refuzuar me arsyetimin se e njëjta është e “Pa bazuar”.
Ankesat ishin bërë për së paku dy drejtorë të shkollave, të cilët sipas këtyre burimeve nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret që duhet për të marrë pozitën e drejtorit.
Këto burime kanë treguar se kandidatët e përzgjedhur nuk kanë i kanë poseduar dokumentet e nevojshme për të udhëhequr me shkollat. Sipas po të njëjtave burimeve përzgjedhja e tyre nuk është bërë duke marrë për bazë udhëzimin administrativ nr.151/2020.
Sipas këtyre burimeve në përzgjedhjen e këtyre drejtorëve është shkelur neni 5, pika 1.4. e këtij udhëzimi në të cilën specifikohet se kandidatët duhet të kenë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional të udhëheqjes arsimore që e ka aprovuar MASHT-i.
Sipas tyre personat e zgjedhur në pozitën e drejtorëve posedojnë certifikata të trajnimeve të cilat datojnë në vitet 2006-200, për dallim nga aplikantët e tjerë që nuk janë pranuar që kanë certifikata të viteve 2012-2013.
Të njëjtat burime kanë thënë se me ndryshimet që kanë ndodhur në udhëzimet administrative, i bënë këto certifikata jo ekuivalente.
Tutje këto burime kanë treguar për Gazetën Sinjali se shkelje serioze janë bërë edhe gjatë intervistimit të kandidatëve, ku përfaqësuesja e ministrisë është tërhequr nga pozita, kurse komisioni i përbërë nga komuna ka vazhduar intervistën me në përbërje të dy anëtarëve.
Të njëjtat burime kanë treguar se ky komision ka intervistuar vetëm dy kandidatë./Gazeta Sinjali/