Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i numëruar fletëvotimet e ardhura me vonesë nga diaspora.
Kështu ka njoftuar kryesuesi i PZAP-së, Mul Desku, shkruan Gazeta Sinjali.
Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar për mosnumërimin e votave të vonuara të diasporës në Gjykatën Supreme, duke kërkuar numërimin e 4 mijë e 639 votave të diasporës, të cilën PZAP e kishte hedhur poshtë.
LVV-së i ishte përgjigjur PZAP-ja me një vendim të para pak ditëve.
Partia e Kurtit ka kohë 24 orë që të ankohet për këtë vendim. /Gazeta Sinjali/