image Refuzohen ankesat e Ulpianës dhe Vllaznisë – mbetet vendimi i Komisionit Disiplinor

Futboll

Refuzohen ankesat e Ulpianës dhe Vllaznisë – mbetet vendimi i Komisionit Disiplinor

news image

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditura vendimet e fundit të Komisionit për Ankesa në lidhje me kontestet e paraqitura nga dy klube të Ligës së Parë: Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.

Nga vendimi i publikuar më të martën, të dyja skuadrat janë përjashtuar nga Liga e Parë e Kosovës në futboll për shkak të akuzave për kurdisje ndeshjesh.

Skuadrat nga Lipjani dhe Pozherani kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit të Komisionit Disiplinor, duke paraqitur ankesa në shpresën e një ndryshimi të vendimit fillestar.

Megjithatë, përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme, pasi ankesat e tyre janë refuzuar nga Komisioni për Ankesa.

Si rezultat i kësaj, vendimet e mëparshme të Komisionit Disiplinor janë konfirmuar nga Komisioni për Ankesa, duke detyruar Ulpianën dhe Vllazninë të përballen me rënien në divizionin e tretë të futbollit në Kosovë për sezonin e ardhshëm.

Kjo situatë përbën një goditje të rëndë për të dy klubet, të cilët do të duhet të rifillojnë ndërtimin e rrugës së tyre drejt ligave më të larta nga një pozicion shumë më i ulët.

/GazetaSinjali/