image Reduktimet me rrymë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Sociale

Reduktimet me rrymë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

news image

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se reduktimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sipas KEDS-it, shkak i reduktimeve është kriza energjetike, mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe rritja e konsumit.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT.”

/GazetaSinjali/