image Reduktimet 12-orëshe të ujit, banorët e "Bajram Currit" në Prizren ultimatum Ujësjellësit

Sociale

Reduktimet 12-orëshe të ujit, banorët e “Bajram Currit” në Prizren ultimatum Ujësjellësit

news image

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren sot i janë drejtuar për herët të fundit Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor SHA”, për shkak të reduktimeve të ujit nga 12-orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas banorëve, përkundër takimeve që kanë pasur, ku kanë kërkuar reduktime proporcionale dhe u është premtuar zgjidhje e problemit, asnjë veprim nuk është ndërmarrë tani e 3 muaj.

“Kësaj here ju drejtohemi me kërkesën e fundit ,qe te kemi reduktime me të shkurtra, e jo nga 12 orë, po sikurse lagje tjera dhe mundësisht te shtyhet orari dhe te jete nga 00:00 deri 05:00 i reduktimeve pasi qe tani është nga 19:00 deri 07:00 pa ujë.

Ata kanë paralajmëruar protesta nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, transmeton Sinjali.

Në të kundërtën, do të përdorim të gjitha mjetet demokratike që na lejohen, përfshi protestat dhe padi për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut”, thuhet në kërkesën e tyre.

Një banor i kësaj lagje ka thënë për Sinjalin se nëse kjo kërkesë nuk shqyrtohet nga ana e kompanisë deri te dielën, atëherë të hënën do të protestojnë nga ora 13:00 deri në orën 14:00 para zyrave te kompanisë.

/GazetaSinjali/