Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar 58 mijë e 27 stikersa për targa deri tani.
Këta stikersa i vendosen automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Kjo pas marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar në Bruksel.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa”, thuhet në njoftim.