image Reciprociteti për pasaportat: Lugina kërkon heqjen e kësaj mase për shqiptarët

Kosovë

Reciprociteti për pasaportat: Lugina kërkon heqjen e kësaj mase për shqiptarët

news image

Vendimi i institucioneve të Kosovës për mosnjohjen e pasaportës serbe në kalimin kufitar të aeroportit “Adem Jashari”, ka ngjallur reagimin e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët tradicionalisht përdorin për qarkullim aeroportin e Prishtinës.

Përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar ata kërkojnë urgjentisht përjashtimin nga këto masa të reciprocitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një përgjigje për Sinjalin, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, thotë se për të moa ardhur deri tek problemet e tilla është i nevojshëm dialogu Kosovë – Serbi.

“Kjo masë vetëm sa tregon se sa i nevojshëm është dialogu Kosovë-Serbi dhe domosdoshmëra për përfshirjen e Luginës së Preshevës në këtë proces. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës urgjentisht përjashtimin nga këto masa të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Mustaf për Sinjalin.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, po ashtu kërkon nga institucionet e Kosovës që para marrjes së vendimeve të tilla gjithmonë ta kenë parasysh pozicionin dhe vështërsitë që mund t’u krijohen qytetarëve shqiptar të asaj ane.

“Ne kemi përshëndetur vendimet e Qeverisë së Kosovës që fuqizon shtetësinë e Kosovës. Megjithatë, masat e ndërmarra godasin drejtpërdrejt edhe komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e që shprehet si një diskriminim i dyfishtë për Luginën e Preshevës. Andaj duhet patjetër kujdes në masat që ndërmerr Republika e Kosovës. Ato masa duhet të ndihmojnë Luginën e Preshevës. Shqiptarët e kësaj treve tradicionalisht dhe kryesisht përdorin për qarkullim aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa kjo masë po e pamundëson dhe po e vështirëson komunikimin e shqiptarëve me diasporën”, ka thënë kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, për Sinjalin.

Mustafa thotë se për këtë problematikë i janë drejtuar me një shkresë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Por një gjë të tillë e mohojnë në MPJ. Nga zyra për informim e kësaj ministri kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë shkresë dhe se gjithçka është e qartë bazuar në marrëveshjen e Brukselit mes dy vendeve, sic e ka sqaruar edhe MPB, thuhet në përgjigjën e zyrës për informim të MPJ-se.

Për mosnjohjen e pasaportave serbe në aeroportin Adem Jashari, ka reaguar edhe ish ministri i diasporës, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati. Ai ka thënë se ky vendim është një goditje e rëndë për mërgimtarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në një shkrim në profilin e tij në FB, Murati ka thënë se vendimet që i marrin institucionet e Kosovës duhet ta ndihmojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe jo t’i dëmtojnë ata.

Shkrimi i plotë i Valon Muratit në Facebook: